Femrat të cilat i janë përkushtuar tërësisht karrierës kanë jetë dukshëm më të keqe dashurore.
Femrat të cilat i janë përkushtuar tërësisht karrierës kanë jetë dukshëm më të keqe dashurore nga ato të cilat nuk janë të përqendruara aq shumë në punë.
Këtë e ka konstatuar hulumtimi më i ri, në të cilën meshkujt kanë vlerësuar joshjen e fytyrave femërore, transmeton Telegrafi.
Ka rezultuar që më pak i tërheqin femrat te të cilat më parë është përcaktuar që në organizëm kanë tepricë niveli të kortizolit, përkatësisht hormonin e stresit.
Ekspertët për këtë kanë shpjegim të thjeshtë – stresi ndikon keq në shëndetin, ndërsa ai ndikim i keq pashmangshëm lexohet në fytyrë.
Veç kësaj, gjendja e keqe shëndetësore nënkupton edhe sterilitetin potencial, gjë që regjistrohet instinktivisht, sepse meshkujt janë të programuar ashtu biologjikisht që i tërheqin femrat e shëndetshme, të cilat mund t’u dhurojnë trashëgimtarë.
Shkencëtarët theksojnë që femrat të cilave segmenti kryesor jetësor u është karriera, vazhdimisht i janë të ekspozuara stresit të madh, andaj organizmi i tyre liron sasi të mëdha kortizoli dhe i bën më pak tërheqëse për meshkujt.
Gjithashtu, femrat e tilla nuk kanë kohë për takime dhe njohje me meshkuj.
Ky hulumtim është edhe një në një sërë të tillësh, të cilët tregojnë që stresi është shumë i dëmshëm, mirëpo lajm i mirë është që mund të ndikojnë në të.
– Në të vërtetë, kur ta reduktojnë stresin në minimum, do ta reduktojnë edhe kortizolin në trup dhe do të bëhen më tërheqëse – ka thënë dr. Markus Rantala
Kurti paralajmëron se sot do të nisin bisedimet për “Preside...
Kryeministri Kurti e pret sot Edi Ramën në Qeveri
Ellis: Kryerja e krimeve nga Policia Ushtarake nuk është pro...
Abdixhiku kundërshton buxhetin për tri arsye, njëra për Pris...
Buxheti 2026, Murati: Të hyrat 3.64 miliardë euro – pj...
Hamza: Nuk e kuptoj pse kjo urgjencë kaq e madhe për buxheti...