Një hajdut është kapur nga kamerat kur është goditur nga njëri prej bashkëpunëtorëve të tij me një tullë, gjersa përpiqeshin të hynin në një pronë në Londër.
Video tregon tre burra teksa hyjnë në zonën e mbyllur në një motoçikletë pak para mesnatës së 8 gushtit, transmeton portali arbresh.info.

Gjersa njëri qëndron në biçikletë, dy të tjerë me helmeta kërcejnë nga motoçikleta. I pari nis të përplas tullën në dritare.
Por bashkëpunëtori i tij i ngathët nis tullën e tij, ndërsa shoku i tij është ende në dritare, duke e goditur kështu atë në kokë.

Ai shpejt e ngrit dorën në shenjë dëshpërimi ndërsa shoku i tij bie në tokë nga dhimbjet.

Më pas ai humbë vetëdijen, kurse shoku i tij përpiqet dëshpërimisht ta largojë nga dyshemeja.

Për më tepër shikoni pamjet./Arbresh.info/
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon
Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka votat as për ...
Kurti sulmon ashpër liderët e opozitës: Katër veta në VV kan...