Katër malazezë treguan vendosmëri, këmbëngulje të madhe dhe plogështi maksimale, deri në atë pikë sa të shpalleshin fituesit e “Lojërave Olimpike të përtacisë”. Konkursi, i zhvilluar në Brezna, vë në lojë një stereotip të hershëm: atë të malazezëve që nuk u pëlqen puna.
Fituesve nuk iu desh të bënin ndonjë gjë të veçantë, përveçse të qëndronin të shtrirë mbi një dyshek në dysheme për 49 orë rresht, e kështu arritën ta çonin trofeun në shtëpi.
Ata, madje, mundën të thyenin edhe rekordin e kësaj gare, sepse fituesit e vitit të kaluar kishin qëndruar në të njëjtin pozicion për 48 orë e gjysmë.
“Në të gjithë Ballkanin gjen barsoleta për malazezët dhe dembelizmin e tyre”, tha për “Euronews” një nga organizatoret, Radonja Blagojeviç, e nga kjo na erdhi frymëzimi.
Sfidës iu përgjigjën rreth 60 konkurrentë. Çmimi i parë ishte simbolik, 400 euro, por interesi sërish nuk mungoi. Fitues janë 3 vajza dhe një djalë.
Gjatë konkursit lejohet çdo gjë: të hash, të pish, të bisedosh e të lundrosh në internet, me kushtin që të qëndrosh të gjithë kohën i shtrirë në dyshek. Kush çohet, sikur edhe për të përdorur tualetin, skualifikohet menjëherë.
Zakonisht fituesi është i fundit që çohet, por këta të katërt ranë dakord të ngriheshin së bashku, pas thyen rekordin e vitit 2017./GSHQ/
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...
Ekstradohen dy persona, njëri nga Gjermania tjetri nga Franc...
Transferohen autoritetet në KFOR, theksohet profesionalizmi ...
Përleshje mes tifozëve pas ndeshjes Prishtina e Re – Drenica...