Organizatorët e protestës kanë mbyllur protestën ku kanë paralajmëruar protesta të tjera deri në shkarkimin e Lumezit.
Protestuesit gjithashtu kërkuan shkarkimin e kryeprokurorit të shtetit Aleksandër Lumezit, presidentit Hashim Thaçi, kryeministrit Ramush Haradinajt.
Marshi i protestuesve filloi nga sheshi “Zahir Pajaziti” kanë vazhduar të objekti i prokurorisë dhe në fund te ndërtesa e Qeverisë.
Kujtojmë, protesta është organizuar pas dorëheqjes së prokurorit të Prokurorisë Speciale, Elez Blakaj, i cili ka treguar se ai ishte kërcënuar për shkak se kishte hetuar rastin e fryrjes së listave të veteranëve të luftës së UÇK-së.
Kujtojmë, se protesta e shoqërisë civile pason akuzat e tashmë një ish-prokorori Elez Blakaj për politizim të prokurorisë kosovare. Prokurori i dorëhequr i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Elez Blakaj, akuzoi kryeprokurorin e shtetit, Aleksandër Lumezi për ndërhyrje në punën e tij dhe përpjekje për frikësim. /Lajmi.net/



Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...
Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...
LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ek...
Mblidhet Kryesia e PDK-së, merren vendime për fushatën dhe o...
Treni godet një mjet të punës në Jagodë të Klinës, një i lën...
Haxhiu ngushëllon familjen Pëllumbi për ndarjen nga jeta të ...