Episodet e dhunës dhe kaosit, që mbretëruan për disa minuta në ndeshjen e javës së parë të Kategorisë Superiore mes Skënderbeut dhe Partizanit, ishin fokusi kryesor i mbledhjes së Komisionit të Disiplinës së FSHF-së.
Komisioni Disiplinor ka dënuar të dyja klubet me gjobë dhe pa prezencë të tifozëve.
Skënderbeu është dënuar me zhvillimin e 5 ndeshjeve pa tifozë në shtëpi, ndërsa do të paguajë dhe një gjobë prej 300 mijë lekësh (rreth 2500 euro). Në arsyetimin e Disiplinës, dënimi thuhet se erdhi për sjelljen e gabuar të tifozëve, hedhjen e fishekzjarrëve në fushë dhe aktet e dhunës. Por, jo vetëm kaq, transmeton TCH.
Partizani u dënua gjithashtu për trazirat në javën e parë të Kategorisë Superiore dhe do të zhvillojë 4 ndeshje pa tifozë në shtëpi. Për shkak se klubi kryeqytetas nuk ishte organizator, por “të kuqtë” kishin faturën e tyre të fajit, ata do të luajnë 4 sfida pa mbështetësit e tyre. Partizani do të paguajë gjithashtu 200 mijë lekë (rreth 1600 euro) gjobë për trazirat në udhëtim.
Nuk i shpëtoi dënimit as presidenti i Laçit, Pashk Laska, për protesta ndaj vendimeve në Superkupën e humbur ndaj Skënderbeut. Ai dënohet me dy ndeshje pezullim nga aktivitetet dhe i ndalohet hyrja e qëndrimi në dhomat e zhveshjes, apo territorit rreth fushës. Mbetet për t’u parë nëse ky sanksion do të zbatohet, pasi e kaluara tregon se në shumë raste shkeljet lihen në heshtje.
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...