Ish sekretari i AAK-së, Valon Tolaj ka dhënë një ide se si mund të zgjidhet barra e madhe e financiare për veteranët, në aspektin financiar.
Tolaj ka propozuar vendosjen e një takse simbolike për ata që nuk kanë marrë pjesë në luftë, të cilën ai i pari është i gatshëm ta paguaj.
“Meqe numri prej 38 mije veteraneve po na duke shume i larte dhe po konsiderohet barre e madhe financiare per shoqerine dhe shtetin, per mendimin tim osht shume e thjeshte tejkalimi i ksaj situate ne aspektin financiar:
Te vendoset takse simbolike per te gjithe ata qe nuk kane marr pjese ne lufte, e qe ne vitet ’98-’99 kane qene te moshes madhore mbi 18 vjeqar. Numri i tyre eshte shume i madh, mbi 500 mije.
Ka plote kombe e shtete qe kane vepruar keshtu. Une boj pjese te ky grupi i madh prej 500 mijesh, per korrektesi, dhe jam i gatshem te paguaj taksen time.
I turpshem, gerditshem e fyes ky debati mbi veteranet. Marre duhet me na ardh krejtve” shkruan Tolaj në Facebook.
Japonezi Kira Kimura fiton medaljen e artë olimpike në hedhj...
Ndjekje si në filma nga Obiliqi deri në Veri, dy policë të l...
Në Shqipëri “Boxeri” përçoi elektricitet, lëndohet një fëmij...
Parashikimi i motit për nesër
Dhjetëra qytetarë protestojnë kundër Lojërave Olimpike Dimër...
Aksident trafiku në Prishtinë, përfundojnë në përleshje pesë...