Ish-udhëheqësi i fushatës se presidentit Donald Trump, Paul Manafort, u gjet fajtor për tetë akuza për krime financiare, që shënon edhe fitoren e parë në një gjykim të ekipit të prokurorit të posaçëm, Robert Mueller.
Gjykatësi hodhi poshtë 10 akuza të tjera pasi që anëtarët e jurisë nuk arritën një vendim të njëzëshëm.
Juria shqyrtoi çështjen për katër ditë përpara se të shpallte vendimin në gjykatën federale në Aleksandri të Virxhinias.
Në procesin që zgjati dy javë, prokurorët thanë se Paul Manafort fshehu miliona dollarë në parajsa fiskale për të shmangur tatimet në SHBA.
Ata thanë se shumica e parave erdhën nga lobimi i bërë prej tij për ish-presidentin e rrëzuar të Ukrainës, Viktor Janukoviç përpara se t’i bashkohej fushatës zgjedhore të presidentit Trump në vitin 2016.
Mbrojtja e Manafort nuk thirri në gjyq asnjë dëshmitar dhe tha se prokuroria nuk arriti të provojë mjaftueshëm fajësinë e tij.
Ky është procesi i parë i ndërmarrë nga ekipi i prokurorit të posaçëm Robert Mueller në lidhje me hetimin e gjerë për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016.
Homazhet në Kuvend për Qosjen, Kurti nderon akademikun
KRU: Konsumatorët me borxhe të papaguara rrezikojnë shkyçje ...
Kurti për Eliot Engel: Njihte të drejtën historike të Kosovë...
Endrit Thaçi uron babain për ditëlindje: Na mungon çdo ditë,...
Homazhet për Qosjen, Osmani nënshkruhet në Librin e Zisë
Hamza uron Hashim Thaçin për ditëlindje: Na ke munguar shumë...