Shqiptaret Bebe Rexha dhe Rita Ora që morën pjesë në eventin më të madh të muzikës që u mbajt mbrëmjen e djeshme në New York, tërhoqën vëmendjen e të gjithëve me veshjen e tyre.
26-vjeçarja Rita kishte veshur një fustan të zi të thurur tërësisht transparent, që zbulonte shumë nga hiret e saj.
Ndërsa 28-vjeçarja Bebe Rexha, kishte zgjedhur të shkëlqente këtë mbrëmje, në një kostum ngjyrë argjendi, shkruan Icon Style.
Por dy shqiptaret tërhoqën vëmendjen me një tjetër gjest para kamerave.
Ato i dhuruan njëra-tjetrës një puthje në tapetin e kuq dhe nuk kishte pamje më të bukur.

Kombëtarja e Kosovës prezanton fanellat e reja, bie në sy ko...
Haxhiu: E mirëpres prezantimin e rezolutës në Kongresin Amer...
“Monitor”: 18% e punëtorëve në Kosovë mezi e mbyllin muajin ...
“Regres me gjyqësorin”, BE pezullon të gjitha pagesat financ...
Barcelona ia rinovon kontratën Flickut
Kërcënoi të shpërthente bombë në Rinas, SPAK dërgon në gjyka...