Gjykata e Apelit të Vlorës kthen në burg 37-vjeçarin Ylli Luka,i akuzuari për plagosjen e rëndë të efektivit të policisë Kuçovë, Jonuz Vrapi.
Pas rekursit të Prokurorisë së Rrethit Berat, Gjykata e Apelit Vlore ka ndryshuar masën e arrestit, nga “detyrim paraqitje” në “arrest me burg” për Ylli Lukën, nga fshati Nikël i Fushë Krujës.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 28 Korrikut në qendër të qytetit të Kuçovës, ku pas përpjekjes për të shmangur një sherr mes disa të rinjve dhe Lukës, ky i fundit ka qëlluar 3 herë me automjetin e tij policin Jonuz Vrapi,në krye të detyrës, duke i thyer atij të dyja këmbët.
Arteta pas humbjes nga Man City: Kemi besim të plotë se mund...
Forumi i Diplomacisë: Konjufca zhvillon takime të rëndësishm...
Serbia përdor marrëveshjen Kosovë–Shqipëri–Kroaci si shkas p...
Portieri i Liverpoolit përfundon në spital pas derbit, krizë...
Parku solar në KEK, investim 103 milionë euro për energji të...
Kronologji e BBC: Ngushtica e mbyllur, kërcënimet e Trump dh...