Sot në Prokurorinë Speciale do të mbahet një konferencë, ku do të sqarohen të gjitha dilemat që janë ngritur për aktakuzën e prokurorit të dorëhequr Elez Blakaj, për veteranët e luftës.
Kryeprokurori i Speciales, Reshat Millaku e ka pranuar se njëra prej arsyeve pse s’ka shkuar aktakuza në Gjykatë është se nuk dihen kush janë përfituesit e paligjshëm.
“Njëra prej arsyeve pse aktakuza nuk ka shkuar në gjykatë është se nuk dihet kush janë përfituesit e paligjshëm. Ka vetëm shifra por jo emra konkretë”, ka thënë Millaku.
Në anën tjetër, organizatat që monitorojnë sistemin e drejtësisë presin që aktakuza e prokurorit Blakaj të dorëzohet në gjykatë dhe e njëjta të mbrohet nga një prokuror me integritet, i pavarur dhe i paanshëm.
Siç është bërë tashmë e ditur, prokurori special Elez Blakaj ka ngritur aktakuzë ndaj 12 personave lidhur me listën e veteranëve të luftës.
Sipas gjetjeve të tij, 19 mijë persona janë futur në listë në mënyrë të paligjshme.
Moti sot në Kosovë
Pacolli shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të nxënësit ...
E rëndë në Itali, rrëzohet një avion, një i vdekur dhe një i...
Skandaloze, nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Ismail Q...
Parashikimi i motit për nesër: Me vranësira dhe intervale me...
“Erdhi pa shenja jete”, QKUK jep detaje rreth vdekjes së nxë...