Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot bashkë me grup qytetarësh nga Komuna e Mavrovës-Rostushe përmes kalimit kufitar “Strezimir” të kufirit midis Maqedonisë dhe Kosovës i vizitoi qytetarët e vendit Restelicë të rajonit të Gorës.
“Vizitën e përbashkët në Komunën e Dragashit në Kosovë, ku jetojnë njerëz tanë me qytetarë nga Komuna e Mavrovës – Roshtushe, që e organizuam me Kryetarin e Komunës Medat Kurtovski është aktivitet shumë i rëndësishëm. Vizita në Restelicë hap mundësi të reja për korridore të reja për komunikimin e qytetarëve tanë nga të dy shtetet që është shumë e rëndësishme”, tha Ministri Oliver Spasovski.
Ai pas arriti në Komunën e Mavrovës në vendin Trinicë, tha se këtu është që ta tregojë rëndësinë e këtij rajoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Të gjithë duhet të kontribuojmë që ky rajon të jetë i rëndësishëm dhe qytetarët ta fitojnë atë që e meritojnë, dhe bashkërisht ta zhvillojmë këtë pjesë”, shtoi Spasovski.
Në lidhje me sigurinë aktuale të sigurisë në Republikën e Maqedonisë, Ministri Spasovski tha se kemi gjendje stabile në shtet dhe se qytetarët nuk duhet të brengosen./Telegrafi/
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...
Çmimet e derivateve në Kosovë, dizeli deri 1.60 euro, benzin...
Inflacioni në Kosovë arrin 6% për shkak të rritjes së çmimev...
Fjolla Morina gëzon fansat me lajmin e ri
Kujtim Hajdaj jep dorëheqje nga Guxo pas pakënaqësive, mbësh...