Çështjen e ndryshimit të kufijve të Kosovës e ka komentuar edhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj.
Ai në një postim në Facebook ka vlerësuar se tentativat për të ndryshuar kufirin janë të paarsyeshme dhe të papranueshme.
Më poshtë postimi i Dreshajt:
Kosova nuk ka tokë për të dhënë, e as kufij për t’i luajtur.
Çfarëdo vetëiniciative për t’i lëkundur kufijt e shtetit tonë është e paarsyeshme, e papranueshme dhe e pamundur.
Mendoj se vetëm deklaratat e tilla janë të lëndueshme, sepse ky popull ka sakrifikuar shumë për të ruajtur sovranitetin territorial të cilin e gëzojmë të tillë edhe sot.
Pata nderin e rastin që të takojë këto ditë njerëz me zë të politikës gjermane të cilët qëndrojnë fuqishëm prapa deklaratës së mikes të Kosovës, Angela Merkel.
Një fjalë e popullit thotë se “në mal pa sakicë” nuk duhet të futesh.
Shpresoj që kjo fjalë të vlejë për secilin politikan që për interesa personale, po tenton të luaj me fatin e një populli.
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...