Nëpërmjet një kumtese ka reaguar LSDM-ja ndaj akuzave të OBRM-PDUKM-së duke thënë se “Hristijan Mickoski dhe OBRM-PDUKM-ja ende nuk kanë qëndrim për çështjen kryesore për të ardhmen e shtetit, mbetet të kumtojnë se për çka janë, qytetarët janë për të ardhme të ndritshme, për anëtarësim në NATO dhe BE”.
Ata thonë se referendumin e 30 shtatorit qytetarët do ta thonë fjalën e fundit rreth të ardhmes së shtetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Forcat progresive, partitë demokratike progresive, qytetarët, organizatat qytetare, të gjithë janë të bashkuar për të ardhme të ndritshme, për anëtarësim të Maqedonisë në BE dhe NATO, për zhvillim”, thonë nga LSDM-ja duke shtuar se vetëm Hristijan Mickoski dhe OBRM-PDUKM-ja nuk kanë qëndrim të qarët, dhe se nuk janë deklaruar se për çka janë.
Ata shtojnë se LSDM-ja është për ardhmëri evropiane në Maqedoni dhe se Maqedonia duhet të jetë anëtare e BE-së dhe NATO-s, ndërsa, OBRM-PDUKM-ja, sipas LSDM-së deri tani kanë treguar se janë të gatshëm ta flijojnë ardhmërine vetëm për amnistimin e Nikolla Gruevskit dhe kriminalitetin e OBRM-PDUKM-së.
“Në referendumin e 30 shtatorit do të zgjedhin të ardhme të ndritshme, do të zgjedhin anëtarësim në NATO dhe BE për identitet të përforcuar dhe të pranuar maqedonas”, thonë nga LSDM-ja./Telegrafi/
Balla: Diaspora, jo vetëm vëmendje zgjedhore, por partner st...
Ylli i Barcelonës: Ta krahasosh Yamalin me Messin është një ...
Presidenti iranian: Irani dëshiron të evitojë një luftë, Teh...
Kamberi:Miratimi i rezolutës nga Kongresi, hap i rëndësishëm...
S`ka datë për certifikim të zgjedhjeve të 28 dhjetorit
Myftiu Tërnava: Jam i tronditur nga akti kriminal i djegies ...