Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga i ka nënshkruar dy Ligjet për Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale dhe Zyrën e Prokurorit Special dhe atë për Mbrojtjen e Dëshmitarëve, pas një letërkëmbimi të Shefes së Shtetit me Gjykatës Kushtetuese.
Ndryshe, Presidentja Jahjaga kishte kërkuar interpretim nga Gjykata Kushtetuese për të sqaruar nëse shqyrtimi i kërkesës K0107/15, ndikon në zbatimin e nenit 80 të Kushtetutës, shkruan Express.
Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, në emër të opozitës, kishte dërguar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësim të vendimit të Kuvendit të Kosovës për të ndryshuar Kushtetutën. Opozita e ka konsideruar se janë shkelur rregullat procedurale kur është ndryshuar Kushtetuta.
Më poshtë mund t’i lexoni letrën e Presidentes Jahjaga dërguar Gjykatës Kushtetuese dhe përgjigjen e Kryetares së kësaj Gjykate, Arta Rama.
Punëtorët e sigurimit fizik në UP nisin grevën
Mot i paqëndrueshëm në Kosovë
Selin dhe DJ Gimbo festojnë 1 Qershorin me fëmijët dhe famil...
Dy javë para finales përjashtohet një konkurrent në Ferma VI...
Gjini: Këmba e ushtarit serb s’mund të shkelë në Kosovë deri...
Molliqaj: U vërtetua se vendit i mungon opozita