Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Kulturës, Kujtim Shala me bashkëpunëtorë, si dhe një delegacion i Federatës së Futbollit të Kosovës i prirë nga kryetari i kësaj Federate Fadi Vokrri, kanë qëndruar të enjten në Mitrovicë, me ç’rast kanë vizituar nga afër punimet në stadiumin ‘Riza Lushta’, ‘Adem Jashari’, palestrën sportive ‘ Minatori’, si dhe disa objekte tjera.
Ata të shoqëruar edhe nga kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, kanë dal pak minuta për shëtitje në veri të Mitrovicës, ndërsa nga ura e ngushtë tek ‘Tre Rrokaqiejt’ janë kthyer sërish në jug të qytetit.
Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, tha se qëllimi i vizitës së tij në Mitrovicë ka qenë që përveç inspektimit të punimeve në disa objekte ku po zhvillohen punimet, të shfrytëzohet mundësia edhe rreth projekteve tjera të cilat do të fillojnë vitin e ardhshëm.
“Jemi shumë të kënaqur me rrjedhën e punimeve tek Qendra Multifunksionale, është një projekt shumë i madh dhe i rëndësishëm të cilin qeveria e ka financuar bashkë me Komisionin Evropian, por ne presim që punimet edhe aty të finalizohen brenda shtatorit, që me këtë t’u mundësohet klubeve mitrovicasve të kthehen dhe të kryejnë aktivitetet e tyre në ambientet të cilat u takojnë”, theksoi Shala.
Ai pranoi se shëtitja në veri ishte e paparaparë, por që ka qenë vullnet i tij për të vizituar edhe atë pjesë të territorit të Kosovës dhe qytetarët e saj.
Ndërkaq, kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, ka falënderuar ministrin Shala për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë kjo Ministri për Mitrovicën dhe qytetarët e saj.“Kërkesat tona të cilat janë bërë nga Mitrovica janë realizuar dhe këtë të gjithë po e shohim, edhe në pjesën e stadiumit që është djegur vjet, por edhe në shtëpinë e Xhafer Devës që na ka dal në ndihmë dhe unë e falënderoj në emër të të gjithë qytetarëve”, ka thënë Bahtiri.
Ramadan Morina nuk e pranon fajësinë për masakrën në Burim t...
Ekzaminimi i telefonave në procedurë penale, IKD: Kompetenca...
Hamza në Ditën e Veteranit: Kosova është e lirë sepse nuk u ...
CIA kreu një sulm me dron ndaj një objekti portual n`bregdet...
ZRRE-ja do ta ulë çmimin për ngrohje
Haradinaj në Ditën e Veteranit: Sulmi mbi familjen Jashari n...