Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë pritet që së shpejti të lëshoj lejen për qendrën e ndërtimit të rrjetit kryesor të ujësjellësit për 12 fshatrat e Rekës së Keqe, nga burimi “Bjeshka e Babaj Bokes” e gjer në fshatin Nivokaz të komunës së Gjakovës.
Kështu është thënë në debatin publik të Kuvendit Komunal të Gjakovës, i cili u organizua në bashkëpunim me MMPH-në, për të bërë Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për Qendrën për ndërtimin e rrjetit kryesor të këtij ujësjellësi.
Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, tha se ky debat ka qenë i obligueshëm në mënyrë që të shihen kërkesat konkrete nga banorët.
“Ky debat me qytetarët e komës së Gjakovës, gjegjësisht me banorët e zonës ka qenë obligativ, do të thotë të shihet nëse ka ndonjë rezistencë, nëse ka ndonjë kërkesë konkrete nga banorët. Në të kundërtën u pa se ka shumë pritje dhe definitivisht shumë janë me vite të tëra duke e pritur këtë projekt që do të filloj realizuari këtë vit. Tashmë ministria do të lëshoj lejen përfundimtare, do të thotë lejimit të marrjes gjegjësisht shfrytëzimit të burimit të ujit dhe fillimit të furnizimit”, tha Lila.
Ajo shtoi në të njëjtën kohë, përveç kësaj pjese të investimit, Kuvendi Komunal i Gjakovës është përfituese e një projekti tjetër në vlerë prej 1.3 milion eurove, nga Qeveria Zvicerane për furnizim me ujë të pijes, ku parashihet që deri në vitin e ardhshëm të lidhen me ujë të pijshëm gjithsej 35 fshatra të Gjakovës.
Ndërsa, projekti për furnizimin e 12 fshatrave të Rajonit të Rekës së Keqe, gjatë debatit u konsiderua jetik.
Hartuesi i këtij projekti për këtë zonë, Bexhet Bytyqi, tha ai është munduar që në këtë mënyrë të ndihmoj komunën e Gjakovës, e cila është ndër më të dëmtuarat gjatë luftës.
Ky projekt i cili është i i Kuvendit Komunal të Gjakovës për këtë vit, në bashkëpunim me Qeverinë Zvicerane ka kushtuar 1.7 milion, ku 470 mijë euro janë të ndara nga buxheti i komunës, ndërsa 1.3 milion euro janë nga buxheti i Qeverisë Zvicerane.
Ramadan Morina nuk e pranon fajësinë për masakrën në Burim t...
Ekzaminimi i telefonave në procedurë penale, IKD: Kompetenca...
Hamza në Ditën e Veteranit: Kosova është e lirë sepse nuk u ...
CIA kreu një sulm me dron ndaj një objekti portual n`bregdet...
ZRRE-ja do ta ulë çmimin për ngrohje
Haradinaj në Ditën e Veteranit: Sulmi mbi familjen Jashari n...