(E plotësuar) Tre persona nga Ferizaj po mbahen nga policia nën dyshimin se kanë sulmuar dje rreth orës 10:00, në rrugën “Mic Sokoli” viktimën A.S (27 v.) ku ky i fundit së bashku me punëtorët e kompanisë së tij po pastronin një oborr që është pronë e tyre
Ata janë sulmuar fizikisht dhe janë kanosur nga ana e të dyshuarve: A.H. (41 vj.), E.H. (37 vj.) dhe L.H. (23 vj.).
Viktimat janë dërguar në Qendrën e Emergjencës të Ferizajt për trajtim mjekësor dhe të njëjtit posedojnë edhe raportet mjekësore.
Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Ferizaj, i ka arrestuar të dyshuarit.
Sipas raporteve të para të hetuesisë, të dyshuarit pretendojnë se prona të cilën e ka blerë viktima A.S. dhe vëllezërit e tij, duhet t’u takojë atyre (të dyshuarve), për shkak se kufizohet me pronat e tyre.
Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë ndalur në Qendrën e Mbajtjes për 48 orë.
Parashikimi i motit për këtë të martë në Shqipëri
Hamza mban konferencë për media sot
Të paktën pesë persona u vranë në sulmet ruse në Ukrainë
Punëtorët e sigurimit fizik në UP nisin grevën
Mot i paqëndrueshëm në Kosovë
Selin dhe DJ Gimbo festojnë 1 Qershorin me fëmijët dhe famil...