Në ambientet e bazës së KFOR-it “Film Sity”, në Prishtinë, u mbajt sot, ceremonia e ndërrimit të drejtorit të Ekipit Ndërlidhës Këshillues të NATO-s, për FSK-në (NLAT), gjeneral brigade Werner Haumann dhe gjeneral brigade Stefan Fix.
Një fjalë rasti në këtë ceremoni mbajti edhe Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, i cili pasi përshëndeti të pranishmit, shprehu bindjen që misioni i drejtorit të NLAT-it, gjeneralit Haumann ka qenë i suksesshëm në të dyja rrafshet si atë profesional dhe personal.
Më tej gjeneral Rama tha gjithashtu se gjenerali Werner Haumann si drejtor i NLAT-it ka pasur shansin e veçantë që të jetë pjesë e përpjekjeve dhe zhvillimit të Kosovës.
“Me këshillimet dhe ndihmën tuaj për FSK-në, ju gjeneral Haumann na ndihmuat neve ti forcojmë kapacitetet dhe në një mënyrë keni lehtësuar zhvillimin tonë”, deklaroj komandanti i FSK-së.
Gjithashtu, gjeneral Rama tha se: “Forca e Sigurisë së Kosovës dhe NLAT-i, ndajnë të njëjtat qëllime dhe të njëjtat objektiva, dhe se Ne do të punojmë së bashku që ti arrijmë ato”, duke falënderuar me këtë rast edhe ushtarakët e të gjitha vendeve për shërbimin e tyre si këshillues dhe ekspert, në kuadër të Ekipit Ndërlidhës Këshillues të NATO-s, për FSK-në.
Rama në emër të FSK-së, siç thotë edhe komunikata dërguar në media gjeneralit Haumann i ndau Mirënjohje për Shërbim Vetëmohues si dhe e falënderoj për bashkëpunimin si dhe kontributin në të mire të FSK-së, për një vit sa edhe ka shërbyer në krye të NLAT-it.
Me këtë rast, Komandanti i FSK-së i shprehu mirëseardhje drejtorit të ri në detyrë të NLAT-it, gjeneral brigade Stefan Linus Fix, duke u shprehur i gatshëm për bashkëpunim dhe gjithashtu i blinduar se edhe gjenerali Fix do ta vazhdoj rrugën e paraardhësit të tij, gjeneralit Haumann.
Drejtori në largim i NLATi-t, gjeneral brigade Werner Haumann u shpreh se ndjehet i lumtur që ka pasur rastin të punojë ngushtë me FSK-në dhe gjithashtu, shprehu bindjen se FSK-ja dhe NLAT-i do të bashkëpunojnë ngushtë edhe në të ardhmen. Ai, falënderoi gjeneral Ramën dhe të gjithë oficerët e FSK-së për bashkëpunimin e shkëlqyer për gjatë gjithë kohës dhe punës së përbashkët këtu.
Në ceremoni para të pranishmëve folën edhe komandanti i KFOR-it, gjeneral major Guglielmo Miglietta, dhe drejtori i ri në detyrë, gjeneral brigade Stefan Fix.
Në fund drejtori i NLAT-it, gjeneral brigade Werner Haumann i dorëzoj flamurin e pasardhësit të tij në këtë detyrë, gjeneral brigade Stefan Fix.
Në këtë ceremoni dhe për nderë të ndërrimit të drejtuesve të NLAT-it, krah për krah me ushtarakët ndërkombëtarë ishte edhe Njësia Ceremoniale e FSK-së.
CIA kreu një sulm me dron ndaj një objekti portual n`bregdet...
ZRRE-ja do ta ulë çmimin për ngrohje
Haradinaj në Ditën e Veteranit: Sulmi mbi familjen Jashari n...
Top 10 vendet me rrugët më të mira në Europë në vitin 2025
Beyonce shpallet miliardere
Dita e Veteranit, Osmani: Përulemi para burrave dhe grave që...