Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka dalë sot në një konferencë për shtyp ku ka akuzuar kryeministrin Rama dhe qeverinë e tij se po rrënon bizneset dhe qytetarët me politikat që ka ndjekur në rritjen e taksave, shtimin e korrupsionit dhe informalitetit në vend.
Basha tha se kjo situatë ishte paralajmëruar më herët nga opozita me paraqitjen e amendamenteve në Kuvend që nuk morën vëmendjen e Ramës dhe Metës.
Ai tha se Rama dhe Meta po zhvatin bizneset me ryshfete dhe po rëndojnë edhe më shumë ekonominë. Biznesi po tkurret dhe papunësia po rritet ndjeshëm.
“Rritja e taksave, dyfishimi i tyre është shkaku i parë që solli këtë gjendje. Barra e rëndë që Edi Rama vendosi mbi bizneset ka sjell falimentimin e tyre, largimin e tyre nga vendi, e nga ana tjetër rritja e taksave ka nxitur informalitetin, bilancet e dyfishta, fshehjen, devijimin dhe evazionin. Ne e paralajmëruam dhe nuk u mjaftuam me denoncimin e situatës, por dhamë edhe rrugën e zgjidhjes përmes amendamenteve dhe alternativës që paraqitëm në Parlament, por Edi Rama dhe Ilir Meta votuan kundër, sepse nga njëra anë klientela e qeverisë favorizohet ndërsa pjesa tjetër e biznesit të vogël e të mesëm është përballë dy alternativave: të mbush xhepat e zyrytarëve me rryshfet ose ti vërë drynin biznesit e ta mbyll duke flakur si të papunë qindra e mijëra kryefamiljarë,” tha Basha sot gjatë një konference për shtyp.
Sipas Bashës, Ramës i mungon vullneti dhe fuqia për të goditur kontrabandistët sepse këta janë pjesë e grupit të tij politik.
“Kriza shtohet, ekonomia po rrënohet dhe të gjithë këto po çojnë në eksod mijëra shqiptarë, -tha Basha,- ndërsa shtoi se Rama është peng dhe bashkëpunëtor i klaneve kriminale me të cilat qeveris.
Basha tha se opozita është në krah të qytetarëve dhe ofron mbështetjen ndaj tyre. Ai tha se ka një plan për një zgjidhje të situatës për shqiptarët – PD është gati për pastrimin e qeverisjes nga krim i, vendosjen e taksës së sheshtë më të ulët në Ballkan, barazi para ligjit dhe konkurrencë të ndershme.
“Edi Ramës nuk i mungojnë vetëm 160 milionë dollarë nga doganat dhe tatimet, atij i mungon vullneti për të goditur evazionin dhe korrupsionin sepse kontrabandistët e mëdhenj, malavita, dhe personat me rekorde kriminale në biznes janë pjesë e grupit të tij politik. Ky dështim i shoqëruar me hajdutëri ka sjellë pasoja të rënda në jetën e vendit, kriza ekonomike vetëm thellohet, papunësia shtohet dhe eksodi rritet nga muaji në muaj. Ne kemi një plan, kemi vendosmërinë që këtë plan ta kthejmë në një zgjidhje për qytetarët shqiptarë; pastrimin e menjëhershëm të qeverisjes nga krimi; vendosjen e taksës së sheshtë më të ulët në Ballkan,transparencë dhe luftë pa kompromis kundër korrupsionit, bar azi para ligjit dhe konkurrencë e ndershme,” tha Basha.
Ramadan Morina nuk e pranon fajësinë për masakrën në Burim t...
Ekzaminimi i telefonave në procedurë penale, IKD: Kompetenca...
Hamza në Ditën e Veteranit: Kosova është e lirë sepse nuk u ...
CIA kreu një sulm me dron ndaj një objekti portual n`bregdet...
ZRRE-ja do ta ulë çmimin për ngrohje
Haradinaj në Ditën e Veteranit: Sulmi mbi familjen Jashari n...