Ditën e sotme një 22 vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali, pasi ka pësuar aksident me motor.
Mediet italiane raportojnë se aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Fano, pranë Ankonas. Shqiptari, Gersi Ura, 22 vjeç, baba i një vajze 2 vjeçe, ishte duke u kthyer nga puna në momentin e aksidentit aksidentit, pasi punonte si kamerier në një restorant.
I riu ka lënë pas gruan dhe një vajzë 2 vjeçe.
Ambulanca ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes e njoftuar nga dëshmitarët, por fatkeqësisht i riu nuk ka mundur t’u mbijetojë dot plagëve të marra dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia nisi hetimet për shkaqet e aksidentit.
“PDK nuk merr pjesë në seancë”, Përparim Gruda direkt në Pre...
Haxhiu i bën thirrje opozitës që të vijnë në sallë
Bekë Berisha thotë se do të shkojnë në seancë: Nuk i njoh dy...
Nis seanca për presidentin, sërish pa opozitën
Gola thotë se orientimi i VV’së është për zgjedhjen e Feride...
Seanca e thirrur nga VV për zgjedhjen e Presidentes nga ora ...