Një fëmijë 3 vjeç humbi jetën në Mbroje të Korçës pasi u zu poshtë nga një bombol e madhe me oksigjen.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e kësaj të enjteje në banesën e shtetasit me iniciale J.D.
“Më datë 16.08.2018, rreth orës 11:25, në fshatin Mborje-Korçë, në banesë, shtetasit J.D, rreth 3 vjeç, dyshohet se duke luajtur, aksidentalisht i ka rënë duke e zënë poshtë një bombul e madhe me oksigjen e cila për pasojë i ka shkaktuar dëmtime trupore këtij të fundit. Ky shtetas u shoqërua në Spitalin e Korçës nga familjarët e tij, ku më pas ka ndërruar jetë”, sqaron policia.
Ndërsa familjarët thonë se bombola, e cila përdorej për gjyshin e të miturit ndodhej në dhomë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Drejtori i Policisë së Shqipërisë: Po e godasim trafikimin e...
Karateistja shqiptare, Lanika Rexhepi shpallet nënkampione e...
Luizi e analizon shtëpinë ku qëndroi për më shumë se tre mua...
Shqipëria mbështet kërkesat për gjuhën shqipe në Maqedoninë ...
Liverpool – Manchester City, publikohen formacionet zyrtare
Irani paralajmëron SHBA: Nëse sulmohemi, do të godasim bazat...