Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim lamtumirës përfaqësuesin special të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (KB), shef i deritashëm i UNMIK-ut në Kosovë, Farid Zarif.
Sipas komunikatës nga takimi, kryeministri Mustafa ka folur për progresin e gjithanshëm në Republikën e Kosovës dhe ka vlerësuar përkrahjen që agjenci dhe trupa të ndryshëm të Kombeve të Bashkuara po japin për Kosovën
“Kryeministri Isa Mustafa e falënderoi z.Zarif për punën dhe kontributin e tij në Kosovë, duke i uruar suksese në angazhimet e tij të mëtejshme.
Përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, shef i deritashëm i UNMIK-ut në Kosovë, Farid Zarif, e falënderoi kryeministrin Mustafa për pritjen, duke vlerësuar progresin në Kosovë si dhe shprehu mirënjohje për institucionet dhe popullin e Kosovës”, thuhet në njoftimin nga kabineti i kryeministrit.
Mot i paqëndrueshëm në Kosovë
Selin dhe DJ Gimbo festojnë 1 Qershorin me fëmijët dhe famil...
Dy javë para finales përjashtohet një konkurrent në Ferma VI...
Gjini: Këmba e ushtarit serb s’mund të shkelë në Kosovë deri...
Molliqaj: U vërtetua se vendit i mungon opozita
Kryeministrja socialdemokrat daneze fiton mandatin e tretë p...