Nën gërmadhat e urës Morandi të Genovas vazhdojnë gërmimet. Për të dytën natë rresht ekipet e kërkim-shpëtimit kanë punuar për gjetjen e personave që ende rezultojnë të zhdukur.
Sipas Drejtorisë kombëtare të Mbrojtjes Civile janë ende 16 persona që nuk u janë përgjigjur apelit të familjarëve e që supozohet të ndodhen nën gërmadhat e urës së shembur.
Gërmimet janë përqëndruar në zonën pranë hekurudhës në anën e majtë të lumit Polcevera. Por bilanci vazhdon të mbetet provizor i një dite më parë, 39 viktima të identifikuara, 2 viktima të paidentifikuara, 16 të plagosur, 9 prej të cilëve në gjëndje të rëndë.
Kryetari i Bashkisë së Genova ka informuar se ditën e shtunë më 18 gusht pranë ndërtesës së panarit të qytetit do të zhvillohet ceremonia e shtetit për varrimin e viktimave të urës Morandi ku pritet të jenë të pranishëm autoritetet më të larta të shtetit italian.
Ndërkohë rritet dhe numri i banorëve të evakuar nga territori pranë tragjedisë. Janë mbi 632 persona e mbi 300 familje të larguar nga banesat e tyre për motive sigurie. Pas shëmbjes së urës i gjithë territori përreth është në rrezik banimi.
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...
Gjiganti anglez shpreh interesim për Sergio Ramos, kontratë ...
Skena tronditëse nga Indonezia – zjarri përfshiu të gj...
Shpërthim në Shkodër, i vendoset tritol një biznesi
Liverpooli merr tri pikë në “Giuseppe Meazza”, f...