‘Sky Sport Italia’ insiston se Luka Modric dhe agjentët e tij do të lusin sot (e enjte) sërish Real Madridin për të lejuar atë të largohet për transferim te Interi.
Reprezentuesi kroat u inkuadrua nga bankina në fushë mbrëmjen e kaluar në disfatën 4 me 2 në Superkupë të UEFA-së ndaj Atletico Madridit në Tallinn, takim që u vendos në kohë shtesë, transmeton portali arbresh.info.
Kjo humbje e thellë mund të ndikoj tutje si një motivim shtesë te Modric për të kërkuar për një sfidë të re dhe për Real Madridin që të gjej një top yll për të zëvendësuar atë.
Shënjestra e tyre është Christian Eriksen, por Tottenham Hotspuri është duke kërkuar 200 milionë euro.
Para ndeshjes mbrëmjen e kaluar, drejtori i ‘Los Blancos’, Emilio Butragueno, ka thënë se “nuk ka ndonjë problem me Modricin. Ai është i lumtur për të vazhduar me ne”.
Megjithatë, një version tjetër ipet nga mediat në Itali./arbresh.info/
S`kalon shmangia procedurale as për projektligjin e Byrosë S...
Turqia optimiste: Çështja bërthamore mund të zgjidhen në rau...
Muriqi starton ndaj Alavesit
Rritet çmimi i naftës në Shqipëri
Nagavci: Nëse propozohet edhe Vjosa Osmani do të ishte kandi...
57 vota për, 48 kundër – s’miratohet shmangia e afateve proc...