Një 21 vjeçar është mbytur në një plazh franceze, pasi kishte gërmuar një gropë të madhe dhe u ngujua aty kur erdhi batica.
Ai e kishte të pamundur të dilte vetë nga gropa, ndërsa uji e mori atë në plazhin Barbatre, transmeton portali arbresh.info.
Shërbimet emergjente dolën në plazh pasi ai ngeci rreth orës 17:30, mirëpo nuk arritën ta shpëtojnë në kohë.
Një familjar gjithashtu bëri përpjekje ta shpëtojë, por që ishte e pasuksesshme, sipas shtypit francez.
Zyra e prokurorisë lokale, e cila lëshoi detajet e vdekjes, tha se njeriu “vendosi të gërmojë një vrimë të thellë për të qëndruar”.
Incidenti ndodhi në një ishull pushimi popullor në Gjirin e Biskajës, në bregun francez të Atlantikut./Arbresh.info/
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...