Valencia është duke kërkuar ri-nënshkrimin me mesfushorin e Manchester United, Juan Matan.
Spanjolli ka shpenzuar katër vite te skuadra në La Liga, ku ka bërë 174 paraqitje gjatë të gjitha kompeticioneve para se të largohet për transferim në Premierë Ligë te Chelsea në vitin 2011, transmeton portali arbresh.info.
Marrëveshja aktuale e Matas në Old Trafford skadon me përfundimin e sezonit aktual dhe ‘Los Che’ dëshirojnë të arrijnë një marrëveshjen për rikthimin e tij në Mestalla.
Raportet sugjerojnë që Valencia dëshiron të sjellë atë sërish në skuadër vetëm nëse sigurojnë shërbimet e tij falas për shkak të kërkesës madhështore për pagë prej 130 milionë funta në javë.
Një burim brenda Valencias i ka thënë ‘The Sun’: “Ne e dimë që motivet e Juanit nuk kanë lidhje me të holla dhe këtu ekziston një lidhje shumë e fortë emocionale të duhet llogaritur”./arbresh.info/
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin