Qeveria e Maqedonisë në seancën e djeshme ka miratuar vendim që të zbatojë fushatë të interesit publik për referendumit të bazuar në parime të objektivitetit, transparencës dhe llogaridhënies, informojnë nga shërbimi informativ i Qeverisë, njofton Portalb.mk.
Këshilltari qeveritar për integrime euro-atlantike, Bojan Mariçiq, ka paralajmëruar se pas mbarimit të pushimeve verore fushata do të jetë e intensifikuar dhe do të shfrytëzohen të gjitha metodat e qasshme, në pajtueshmëri me ligjin për referendum dhe interesin e definuar publik.
Fushata, ashtu siç informojnë nga Qeveria, do të udhëhiqet në pajtueshmëri me standardet për komunikime publike të interesit publik dhe relevancës, në mënyrë objektive dhe komunikim informativ, të paanshëm, por edhe të proporcionalitetit dhe racionalitetit.
Ministritë dhe organet tjera të shtetit, nga Qeveria dje janë obliguar, që në afat prej tre ditëve, Ministria e Financave të dorëzojë informata për mjetet të cilat i kanë në disponim, dhe të cilat do të ndaheshin për fushatën e referendumit.
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...
Pamje nga vendi i ngjarjes ku mbeti i plagosur 25-vjeçari në...
41 persona nën monitorim për hantavirus në SHBA
Ky është personi që u plagos rëndë sonte në Prishtinë
Flasin nga QKUK, kjo është gjendja e 25 vjeçarit i cili u pl...