Bebe Rexha edhe njëherë është shpërblyer për punën që ka bërë gjatë këtyre viteve.
Këngëtarja shqiptare ka marrë një shpërblim gjatë mbrëmjes së kaluar në “Teen Choice Awards”.
Bukuroshja jonë ka fituar në kategorinë “country” me këngën “Meant to Be” që e solli në bashkëpunim me Florida Georgia Line.

Gjithashtu 28-vjeçarja pati një paraqitje spektakolare në këtë mbrëmje Inglewood të Kalifornisë.
“Jam e bekuar që Rexhars votuan për mua dhe që kemi fituar!”, ka shkruar ndër të tjerash biondina në llogarinë personale në Instagram.
https://instagram.com/p/BmZyveclhzE/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_loading_state_control
Ndryshe, Anna Kendrick pranon çmimin “Aktorja e filmit komedi të përzgjedhur” për “Pitch Perfect 3”.
Ngjarja e këtij viti nderoi më të mirët në film, televizion, muzikë, sport, modë, komedi dhe internet bazuar në më shumë se 150 milionë vota të hedhura nga adoleshentët në Twitter dhe FOX.com.
Bebe aktualisht është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve të tjerë. /Telegrafi




Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu
Të dhënat e Bankës Botërore: Shqipëria e Kosova me nivelin m...
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...