Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Bejtush Gashi, ka deklaruar se ka pasur një interesim të madh të atyre që duan të bëhen pjesë e Policisë së Kosovës.
Gashi i pyetur nga gazetarët, gjatë një vizite që ka pasur sot në Obiliq, në lidhje me atë se a ka pasur të interesuar nga komuniteti serb për të aplikuar në pozitat që janë shpallur në Policinë e Kosovës, ka thënë se ka pasur interesim të lartë për pozitat që ka shpallur Policia.
“Procesi i aplikimit është mbyllur. Në fazën e finalizimit të listave të aplikuesve dhe shpresoj brenda javëve do të fillojë edhe procesi i selektimit. Do të dalin listat dhe fillon procesi i provimit. Interesimi ka qenë tepër i madh, shumë më shumë se që kemi pritur, gjë që kë shkaktuar këto vonesa, për shkak të konkurrencës dhe interesimit jashtëzakonisht të madh të atyre që duan të veshin uniformën e zyrtarit policor”, ka thënë Gashi.
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...