Drita ka marrë zemër pas debutimit pozitiv në garat evropiane dhe gjilanasit synojnë t’i vazhdojnë ato rezultate edhe në rrafshin vendor.
“Intelektualët” shprehen të gatshëm për sfidën e nesërme me rivalin kryesor, Prishtinën.
Trajneri Bekim Isufi është shprehur optimist se skuadra e tij do të dalë mirë nga kryeqyteti, ndërkohë që ka shprehur respekt maksimal për kundërshtarin.
“Është me rëndësi për FC Dritën të fitohet ky trofe meqenëse pritet qe një kohë të gjatë. Siç e dimë Drita ka qenë fituese e Kupës dhe titullit të kampionit, por ka dështuar në dy tentimet për ta fituar Superkupën”, deklaroi Isufi.
“Për ne është një ndeshje jashtëzakonisht e rëndësishme. E dimë situatën në të cilën e kemi, jemi munduar gjatë këtyre ditëve sa kishim në dispozicion ta freskojmë ekipin. Është punuar me kujdes në këtë drejtim”, shtoi ai.
Benita rifutet në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4, iu th...
Edhe Bekim Jashari mohon se mund të jetë kandidat për Presid...
Atalanta përmbys Dortmundin, kalon në 1/8 e finales
Ndalohen dy persona për mashtrim me një pronë në Veternik
Vizita zyrtare në Prishtinë, Spiropali konfirmon mbështetjen...
Ankesa e Benficas, UEFA merr vendimin për Prestiannin