Prokurorët në Malin e Zi kanë bërë thirrje për arrestimin e një ish-oficeri të CIA-s, duke e akuzuar atë për përfshirje në një përpjekje të dyshuar të grusht shtetit të mbështetur nga Rusia në 2016.
Ish-operuesi i CIA-s, Jozef Asad, i ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë se ai kishte qenë në Mal të Zi për të ofruar këshilla personale të sigurisë për një konsulent politik perëndimor dhe duke i bërë thirrje SHBA-së të kundërshtonte çdo kërkesë për ekstradim.
“Kjo është një fushatë mashtrimi kundër një amerikani besnik, i cili nuk kishte asnjë rol në ndonjë krim ose grusht shteti në Malin e Zi,” tha Assadi në një deklaratë të lëshuar të shtunën përmes avokatit të tij.
Akuza kundër Asadit është e reja e fundit në gjyqin e ndërlikuar njëvjeçar në kryeqytetin malazez, Podgoricë, ku nga 14 komplotistët e dyshuar të grushtit të shtetit janë dy rusë, nëntë serbë dhe tre malazezë të akuzuar për një konspiracion për rrëzimin e qeverisë pro-Nato të vendit dhe vrasjen e kryeministrin e atëhershëm, Milo Đjukanoviç./arbresh.info/
Ministri iranian thotë se Ngushtica e Hormuzit do të rihapet...
Arbeloa: Dua lojtarë që çdo ditë të sillen si lojtarë të Rea...
Dita e Kushtetutës, Haxhiu: 9 prilli shënon ditën kur shteti...
Barça merr një lajm të mirë nga De Jongu
Qendra serbo-ruse merr mbi dy milionë euro nga buxheti i Ser...
Osmani: Beteja e Koshares – flakadani që nuk shuhet kurrë!