Gjithsej 251 fletëparaqitje nga qytetarët për votim në përfaqësitë diplomatike-konsullore të Republikës së Maqedonisë jashtë vendit janë dorëzuar deri dje në orën 12:00, përmes ueb aplikacionit deri tek Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ).
Numri më i madh i fletëparaqitjeve janë parashtruar për votim në Bërn dhe Vjenë – nga 21, në Lubjanë dhe Toronto – 18, Kanbera – 15 etj. Nga fletëparaqitjet, 127 janë pranuar, ndërsa 124 janë në përpunim, informojnë nga KSHZ-ja.
Nga KSHZ-ja theksojnë se ndryshimet në Listën zgjedhore qytetarët mund t’i bëjnë vetëm me parashtrimin e dokumentacionit adekuat dhe u bëri thirrje qytetarëve që t’i kontrollojnë të dhënat e tyre në Listën zgjedhore gjatë kontrollit publik për referendumin në vjeshtë që zgjatë deri më 23 gusht.
Në ditën e parë të kontrollit publik në Listën zgjedhore më 9 gusht në njësitet rajonale, kontroll kanë bërë 213 qytetarë, ndërsa në vazhdimësi kjo bëhet dhe në mënyrë elektronike përmes ueb faqes së Komisionit.
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje