Sami Lushtaku dhe Sylejman Selimi do të qëndrojnë në burg deri në fund të këtij viti. Ky është afati kur dy avokatët e tyre, Arianit Koci dhe Tomë Gashi presin që Gjykata e Apelit të vendos pas shqyrtimit të ankesës për vendimin e gjykatës së shkallës së parë, raporton TV Dukagjini.
Gjykata Themelore në Mitrovicë i ka dënuar dy ish komandantët e UÇK-së dhe disa bashkëluftëtarë të tjerë me 65 vite burgim.
Avokatët thonë se ankesën e kanë deponuar ankesë ndaj vendimit të gjykatës themelore.
Tomë Gashi, avokat i Sylejman Selimit, ka thënë për Radio Televizionin Dukagjini se presin që në afat brenda tre muajve të merret një vendim, për të cilin shpreson të jetë i drejtë dhe i ligjshëm.
“Ne avokatët e Sylejman Selimit kemi propozuar që Gjykata e Apelit, me prova të njëjta, të nxjerr aktgjykim lirues për Sylejman Selimin. Besoj që këtë e kanë bërë edhe avokatët tjerë për klientët e tyre, sepse nuk ka pasur asnjë provë me të cilën ka mundur të dëshmohet fajësia e Sylejman Selimit”, ka thënë Gashi.
Arianit Koci, avokat mbrojtës i Sami Lushtakut, vlerësoni se rasti i klientit të tij është unik, duke thënë se Gjykata e ka keqpërdorur diskrecionin e saj skajshmërish.
Ai shprehet i bindur që aktgjykimi do të anulohet për shkak të pozicionit të dobët juridik të Gjykatës.
“Aktgjykimi kundër Sami Lushtakut është një rast unik në botë. Unë që dy muaj me të gjitha kapacitetet e mia po tentoj edhe në internet edhe me kolegët e mi që kam nëpër botë, që ta gjejmë një aktgjykim, i cili bazohet në deklaratën e një dëshmitari, ku viktima nuk ka as identitet dhe as trup”, ka thënë Koci.
Avokatët kanë bërë të ditur, gjithashtu, se edhe Prokurori i rastit ka parashtruar ankesë për dënimet që ka shqiptuar trupi gjykues në fund maj të këtij viti.
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku ishte dënuar me 12 vjet burg nga një Trup Gjykues i përbërë nga gjyqtarë të EULEX-it, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.
Ai është gjetur fajtor për veprën penale ‘vrasje’.
Ndërkaq, Sylejman Selimi, ish Komandant i Shtabit të Përgjithshëm, ishte dënuar me 6 vjet në rastin “Drenica 1” dhe në rastin “Drenica 2” me 14 vjet burg për veprën penale “krime lufte”.
https://www.youtube.com/watch?v=j_Art5t0_fM
Ramadan Morina nuk e pranon fajësinë për masakrën në Burim t...
Ekzaminimi i telefonave në procedurë penale, IKD: Kompetenca...
Hamza në Ditën e Veteranit: Kosova është e lirë sepse nuk u ...
CIA kreu një sulm me dron ndaj një objekti portual n`bregdet...
ZRRE-ja do ta ulë çmimin për ngrohje
Haradinaj në Ditën e Veteranit: Sulmi mbi familjen Jashari n...