
moti
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se masat relativisht të freskëta të ajrit të ardhura nga verilindja dhe veriperëndimi i kontinentit do të ndikojnë që edhe këtë javë të kemi mot kryesisht të vranët dhe me intervale kohore me diell.
“Në këtë gjendje sinoptike, do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale kohore me diell. Vranësirat gjatë ditës vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 24-28 gradë Celsius”, thuhet në komunikatë.
Sipas IHK-së, një gjendje e ndryshueshme e motit do të mbajë deri ditën e shtune. “Nga dita e diele e tutje do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat maksimale do të pësojnë ngritje të lehta. Shtypja atmosferike do ti ruaj vlerat e normales me tendencë të ngritjes gjatë gjithë javës. Do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s”, thuhet në komunikatën e IHK-së./arbresh.info
CIA kreu një sulm me dron ndaj një objekti portual n`bregdet...
ZRRE-ja do ta ulë çmimin për ngrohje
Haradinaj në Ditën e Veteranit: Sulmi mbi familjen Jashari n...
Top 10 vendet me rrugët më të mira në Europë në vitin 2025
Beyonce shpallet miliardere
Dita e Veteranit, Osmani: Përulemi para burrave dhe grave që...