Lëvizja Vetëvendosje e ka akuzuar sot Komunën e Fushë Kosovës se u ka plaçkitur qytetarëve nga 150 euro si taksë për regjistrimin e patundshmërive.
Qendra e VV-së në Fushë Kosovë, përmes një komunikate, ka bërë të ditur se ka filluar aktivitetin për njoftimin e qytetarëve në lidhje me këtë vjedhje.
“Pagesa ka qenë paushalle për periudhën deri në dhjetor 2014, për secilën pronësi, duke cenuar interesin e qytetarëve në aspektin e shumës së parave të cilën është dashur të inkasohet në rastin e regjistrimit.
Komuna e Fushë Kosovës ka inkasuar taksat për regjistrimin e pronësisë bazuar në Rregulloren për Tarifa, Ngarkesa dhe Gjoba komunale, të vitit 2013. Në këtë rregullore, Neni 9 i referohet Udhëzimit Administrativ 05/2012 të Ministrisë së Mjedisit. Mirëpo në këtë rregullore nuk ka një tarifë paushalle në lartësi prej 150 € për regjistrimin e pronësisë, madje ky udhëzim administrativ nuk përmban tarifa për regjistrimin e pronësisë. Ky udhëzim përmban tarifat për ndarje të parcelave dhe matjet e kufijve dhe sipërfaqeve të sendeve të paluajtshme (ndërtesave, banesave, lokaleve afariste, tokave bujqësore etj.).
Për regjistrimin e këtyre pronave është dashur të aplikohen taksa sipas Udhëzimit Administrativ 08/2014. Ekzekutivi i Komunës së Fushë Kosovës nuk është kujdesur që të përcjellë trendet e ndryshimit të lartësive të taksave, kështu që për këtë neglizhencë është dëmtuar qytetari.
Lëvizja VETËVENDOSJE! i njofton qytetarët se kanë të gjitha të drejtat të kërkojnë kompensimin e të hollave që janë mbledhur nga inkasimi i kësaj takse dhe qoftë individualisht apo kolektivisht ta padisin Komunën për pasurim pa bazë – që përndryshe njihet edhe si burim i detyrimeve në kuptimin e së drejtës së detyrimeve siç është paraparë edhe me Ligjin për Marrëdhëniet e Detyrimeve”, thuhet në komunikatë.
VV e Fushë Kosovës bën të ditur se “sot qytetarët njoftimin për këtë skandal kanë mundur ta gjejnë në kutitë e tyre postare e në pragun e derës, të shpërndara nga aktivistët në pjesën më të madhe të qytetit”.
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...
BE mirëpret ratifikimin e Planit të Rritjes: 882 milionë eur...
Merz: Duam ta bëjmë Bundeswehr-in ushtrinë më të fortë në Ev...