Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni vizitoi sot komunën e Skenderajt, Drenasit dhe Malishevës.
Gjatë vizitës së këtyre komunave të siguruara, aty u vlerësua se siguria është në gjendje shumë të mirë dhe se ka trend të rënies së veprave të ndryshme kriminale.
Ndërsa fillimisht ministri Hyseni, u takua me nënkryetarin e komunës së Skënderajt, z. Fadil Nura dhe Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi, transmeton Klan Kosova.
Ai në këtë takim shtoi se:
‘’Ne duhet që bashkërisht të përpiqemi që të gjejmë mënyrën më efikase për përcjelljen e mesazhit për tolerancë fetare kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe tendencat për manipulimin e qytetarëve që shtyjnë në ekstremizëm të dhunshëm dhe terrorizëm’’.
Kështu gjatë këtij takimi Ministri i Punëve të Brendshme, bëri të ditur se vizita e tij është me qëllim që të japë mesazh në parandalimin e dukurive negative që mund të godasin shoqërinë.
CIA kreu një sulm me dron ndaj një objekti portual n`bregdet...
ZRRE-ja do ta ulë çmimin për ngrohje
Haradinaj në Ditën e Veteranit: Sulmi mbi familjen Jashari n...
Top 10 vendet me rrugët më të mira në Europë në vitin 2025
Beyonce shpallet miliardere
Dita e Veteranit, Osmani: Përulemi para burrave dhe grave që...