Turqit do të shpenzojnë mbi 10 miliardë lira ose rreth 1.6 miliardë euro për kafshët “e sakrifikuara” gjatë Kurban Bajramit, vlerëson Sindikata e Fermerëve.
“Kemi llogaritur që njerëzit këtë vit do të paguajnë 10.06 miliardë lira për kurbanë”, citohet të ketë thënë Semsi Bayraktar, kryetar i Odës Turke të Tregtisë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Kështu, është vlerësuar se rreth 3.6 milionë kafshë do të sakrifikohen këtë vit, nga të cilat 2.8 milionë dele dhe dhi.
Kurban Bajrami shënohet këtë vit që nga 21 deri më 25 gusht.
Kjo festë karakterizohet nga gatishmëria e Ibrahimit për të sakrifikuar djalin e tij te Perëndia.
Fëmija ishte kursyer në minutën e fundit dhe në vend të kësaj ishte sakrifikuar një kafshë.
9 nga 51 të intervistuarit ndalohen për “manipulim të votave...
Tërnava: Po tentohet njollosja e UÇK-së dhe barazimi me regj...
RENEA konfirmon vendin në elitën botërore, Shqipëria garon m...
Zyrtare/ Drita transferon Kemehlo Nguena
43 ditë pas zgjedhjeve, KQZ sonte i certifikon rezultatet e ...
Supremja refuzon të gjitha ankesat kundër vendimeve të PZAP-...