Kosova me gjasa të mira për t’u anëtarësuar në UNESCO

17:37 | 19 Gusht 2015
M. A.

Qeveria e Kosovës ende nuk e di nëse takimin e ardhshëm në Bruksel, në mes kryeministrit Isa Mustafa dhe atij serb, Aleksandar Vuçiq, do të ketë marrëveshje që Serbia të mos pengoi Kosovën për anëtarësimin në UNESCO dhe organizata të ndryshme ndërkombëtare, megjithatë, në Qeverinë e Kosovës thonë se janë gjasat e mira të anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.

Derisa mediat serbe paralajmëronin për një përçarje të mundshme në mes subjekteve politike, pas marrëveshjes që do të ndodhë në Bruksel për mos ta penguar Kosovën drejt anëtarësimit në UNESCO, këshilltari për Politika të Jashtme i kryeministrit të Kosovës, Valon Murtezaj, tha për KosovaPress se ndonëse nuk është përcaktuar në detaje agjenda e raudin të ri të takimeve në Bruksel, Kosova ka gjasa të mira për anëtarësim në UNESCO.

“Ende nuk është përcaktuar agjenda me detaje, për takimet e javës së ardhshme, dhe më herët ka pasur marrëveshje në parim që asnjëra palë nuk e pengojnë njëra tjetrën në rrugën drejtë integrimeve evropiane. Megjithatë gjithmonë Serbia e ka shkelur këtë parim të mirëkuptimit. Në rastin konkretë pamarrë parasysh si do të jetë sjellja e Serbisë, Kosova do të ecë në rrugën e vet dhe gjasat për anëtarësim në UNESCO janë të mi ra”, tha përmes telefonit Murtezaj.

Ndërsa, deklaratat të bëra ditë më parë të Ministrit të Jashtëm serb Ivica Daçiq seKosova nuk përmbushë as kushtet formale, as ato thelbësore, juridike për pranim në UNESCO, duke i bërë kështu thirrje shoqërisë serbe, Kishës Ortodokse Serbe, Akademisë Serbe të Shkencave, Amës Serbe dhe OJQ-ve që të përfshihen në luftën kundër përpjekjes së Kosovës për anëtarësim në UNESCO, i ka komentuar për KosovaPress edhe zëvendësministri i Jashtëm, Petrit Selimi. Ai përmes telefonit tha se këto deklarata janë të papranueshme dhe se Serbia duhet të përcaktohet nëse është shtet i shekullit XXI-i, apo i viteve të 90-ta dhe teorive raciste.

“Konsideroj se deklaratat e ministrit Daçiq dhe ambasadorit të tij Tanaskoviq që thërrasin pre luftë fetare kundër Kosovës janë të papranueshme për një shtet që e quan vetën evropian dhe janë absolutisht t? ? kundërta me gjuhën e lajkave që përdorin në Bruksel. Serbia duhet të vendos shumë shpejtë a është shtet i shek. XXI dhe i fqinjësisë së mirë apo shtet i viteve të90-ta dhe teorive raciste”, tha Selimi.

Ndërkohë, më 3 tetor, Këshilli Ekzekutiv i UNESCO-s, pritet të shqyrtojë kërkesën e Kosovës për anëtarësim në këtë agjenci të OKB-së. Nga 58 anëtare të Këshillit Ekzekutiv të UNESCO-s, 33 kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale