Edhe pse të dy gjigantët, Real Madridi dhe Paris Saint Germaini, kanë hedhur poshtë raportet rreth transferimit të Neymarit, bashkëkombësi i tij – Rivaldo ka pretenduar se braziliani është i destinuar për të luajtur në një pikë te ‘Los Blancos’.
Ish sulmuesi i Barcelonës ka shtuar gjithashtu se në një merkato kaq të paparashikueshme verore, madje edhe transferimi i menjëhershëm mund të jetë i mundshëm, transmeton portali arbresh.info.
“Për tani, unë duhet të besoj se në botën e tij ai do të qëndroj në PSG, por nga ajo që e di dhe nga komentet që dëgjojë, detyrohem të mendoj se herët apo vonë, ai do të përfundoj në Real Madrid”, ka thënë ai në një intervistë për ‘BetFair’.
“Duket se ai do të qëndrojë në Francë për të paktën edhe një vit, por me një merkato të çmendur, unë nuk e di se çfarë do të ndodhë nesër, prandaj gjithçka është e mundur deri të mbyllet merkato e transferimeve”
Real Madridi ka lëshuar dy herë komunikata në lidhje me sulmuesin 26-vjeçar duke hedhur poshtë raportet për transferimin e tij./arbresh.info/
Mendoni se do të ketë befasi?
Përfundon aksioni në ARBK, zyrtaret e ARBK-së dyshohen për n...
Dyshohet se nuk mori trajtimin e duhur, vdes 63-vjeçarja në ...
Sveçla kërkon koordinim të shtuar për zbatimin e Ligjit për ...
Përurohet stacioni i ri i autobusëve në Skenderaj
Rexhepi: Stërvitjet ushtarake të Serbisë në Bujanoc, kërcëni...
Krimet Ekonomike zbarkuan në ARBK, deklarohet MINTI