Kryetar i Partisë së Veprimit Demokratik në Preshevë, Riza Halimi, ka thënë se ideja e presidentit Hashim Thaçi, që Lugina e Preshevës të bashkohet me Kosovën, është vështirë e realizueshme duke parë rrethanat aktuale.
Ai ka thënë se për këtë çështje duhet seriozitet.
“Ka munguar diskutimi për shqiptarët. Nuk ka logjikë që raportet Kosovë – Serbi të normalizohen në kushte të diskriminimit të shqiptarëve në Serbi, apo më gjerë. Situata është katastrofale. Nëse këtu kemi një interesim shumë serioz – por duhet të jetë komplet i forcave politike të Kosovës dhe të ketë qasje serioze që trajton çështjen e Luginës në mënyrë konkrete”, ka thënë Halimi.
“Duke parë gjendjen jam skeptik që kjo do të mund të realizohej”.
Sipas Halimit duhet të bëhet një baraspeshë në mes të të drejtave që gëzojnë serbët e Kosovës dhe shqiptarët në Serbi.
“Për mua ka një efekt që të bëhet baraspeshë, se njerëz janë serbët në veri, njerëz janë shqiptarët në Luginë. Kërkohet uniteti i të gjitha strukturave shtetërore”.
“E vetmja çështje që në Bruksel është trajtuar është çështja e diplomave që si marrëveshje nuk është realizuar. Duke parë gjendjen, është e pamundur të merret modeli Belgjikë Holandë, apo në vendet skandinave”, tha Halimi në Info Magazine.
Revista britanike “Express”: Tirana, destinacioni surprizues...
Ekstradohet nga Franca në Kosovë i dyshuari për vrasje në te...
Vazhdon gjykimi për spiunazh ndaj Jelena Gjukanoviqit
Hegseth i kërkon shefit të shtabit të ushtrisë amerikane të ...
Sot mblidhet Qeveria “Kurti 3”, shqyrtohen masat...
Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend për shtrenjtimin e naftës...