Politikani opozitar rus, Aleksei Navalny ka bërë thirrje për protesta masive përgjatë Rusisë në muajin e ardhshëm, për të kundërshtuar planin jopopullor të Qeverisë, për rritjen e moshës së pensionimit.
Përmes një video-mesazhi të publikuar në Youtube, Navalny u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që më 9 shtator, të marrin pjesë në protesta. Në këtë ditë, në Rusi do të mbahen zgjedhjet lokale.
Legjislacioni, që mbështetet nga Qeveria, e që ka kaluar në leximin e parë në Parlament, thotë se gratë do të dalin në pesion në moshën 63-vjeçare, ndërkaq burrat në moshën 65-vjeçare. Momentalisht, ligji aktual thotë se mosha e pensionimit është 55 vjeç për gratë dhe 60 për burrat.
Por, ndryshimi i këtij ligji ka nxitur pakënaqësi të mëdha, duke bërë që edhe popullariteti i presidentit rus, Vladimir Putin të bie.
Dhjetëra mijëra persona kanë protestuar në qytetet ruse më 28 korrik dhe shumë protesta tjera po ashtu janë mbajtur, ku qytetarët kanë shprehur pakënaqësinë për këtë plan të Qeverisë.
Mbi 2,9 milionë persona kanë nënshkruar një peticion online, për të kundërshtuar këtë legjislacion.
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s