Të vetmit semaforë që i ka qyteti i Pejës nuk po funksionojnë për më shumë se dy vjet.
E kur nuk punojnë semaforët nuk mungojnë as kolonat e gjata të veturave, sidomos tani kur në vendlindje vijnë mërgimtarët.
Rrëmuja po u shkakton nervozë qytetarëve.
Ka të atillë që kanë vendosur që punët t’i kryejnë në këmbë për shkak të gjithë kësaj situate.
Por të tjerë mendojnë se orientimi me semaforë më mirë që nuk po funksionon.
Në Drejtorinë e Shërbimeve Publike nuk e kanë idenë pse sinjalizuesit janë jashtë funksionit.
Çeku-Kelmendi që mungesën e informacioneve e arsyeton me faktin se në këtë drejtori erdhi para dy muajsh thotë se ka bërë kërkesë për rregullimin e tyre.
E derisa semaforët të lëshohen në funksion dhe të rinjtë të vendosen qytetarëve të Pejës do tu duhet të përballen çdo ditë me kolona të gjata.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës