Shefi i zyrës së NATO-së në Shkup Gorazd Bartol shfaq shpresën se vitin e ardhshëm kur dhe Aleanca Veriatlantike do të shënojë 70 vjetorin, në selinë e NATO-s të valojë edhe flamuri i Maqedonisë.
Bartol në një intervistë për agjencinë e lajmeve MIA thotë se pas marrëveshjes me Greqinë e cila ishte pengesë për anëtarësimin e vendit në strukturat euroatlantike pret që qytetarët e Maqedonisë të dalin të votojnë pozitivisht në referendumin e caktuar për në shtator pasi sipas tij qytetarët duhet të shfrytëzojnë këtë mundësi historike për vendin.
Gorazd Bartol bëri të qartë se pa finalizim të marrëveshjes, e cila përfshin edhe ndryshim të Kushtetutës, Maqedonia nuk mund të bëhet anëtare NATO-së në një të ardhme të afërt.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...