Policia italiane ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë që sollën shpërthimin masiv të një mjeti cisternë në zonën e Bolonjas.
Si rezultat, dy persona kanë gjetur vdekjen dhe mbi 60 të tjerë kanë mbetur të plagosur, transmeton portali Arbresh.info.
Në pamjet e kamerave të sigurisë, shihet momenti kur mjeti cisternë përplas një maune përpara saj dhe pas saj ndodhet po një maune.
Shpërthimi ka shkaktuar zjarr masiv në rrugë, duke djegur edhe shumë automjete si dhe duke shembur një pjesë të urës.
Ndër personat e prekur janë edhe 11 karabinierë dhe dy policë rrugor, të cilët po drejtonin trafikun pas një aksidenti rrugor të mëparshëm.
Ura e autostradës që lidh A1-A14 në Casalecchio është shembur pjesërisht si pasojë e shpërthimit.
Shpërthimi i autocisternës ndodhi pranë aeroportit të Bolonjas në zonën Borgo Panigale rreth orës 14:00.
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...
Arrestohet në Rozhajë i dyshuari për vrasjen e trefishtë në ...
Haradinaj për çështjen e Presidentit: Nuk shoh nga Kurti ndo...
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin