Në selinë e FFK-së, presidenti z. Agim Ademi priti sot drejtuesit e Federatës së Futbollit Shqiptar për Gjermani (FFSHGJ) përkatësisht nënkryetarin z. Enver Muzliukaj që po shoqërohej nga Mustafë Bellaina dhe Safet Muzliukaj.
Presidenti Ademi u dëshirojë mirëseardhje duke thënë: ”Bashkëpunimi ndërmjet FFK-së dhe FFSHGJ-së gjithmonë ka qenë në nivelin e duhur e ndërvëllazëror që ka reflektuar edhe me bashkërenditjen e aktiviteteve të shumta sikur që tashmë është tradicionale zhvillimi i ndeshjes revyale ndërmjet fituesit të Kupës së Kosovës dhe fituesit të Kupës së klubeve shqiptare në Gjermani dhe shumë aktivitete tjera.
Unë besoj dhe shpresoj se ky bashkëpunim do të vazhdojë dhe do të thellohet edhe më tej gjithnjë në të mirë të zhvillimit të futbollit dhe ruajtjes së marrëdhënieve të mira ndërmjet dy institucioneve”. Ndërkaq, nënkryetari i FFSHGJ-s z.
Enver Muzliukaj, në emër të klubeve shqiptare të futbollit në Gjermani ka uruar presidentin Ademi për marrjen e postit të presidentit duke shprehur bindjen se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe më tutje.
Muzliukaj ka thënë se FFK-ja gjithmonë ishte krah i fortë i joni sikur që edhe ne jemi përpjekur të japim kontributin tonë.
Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje