Prishtina ka fituar miqësoren ndaj Tiranës me rezultat 1-3.
Skuadra nga kryeqyteti i Kosovës dominoi në këtë takim të zhvilluar në stadiumin ‘Selman Stermasi’, posaçërisht në pjesën e parë.
Ai që i dha fitore Prishtinës në këtë takim ishte Meriton Korenica me het-trikun e tij.
Golin e parë e shënoi në minutën e 10-të, ndërsa dy të tjerët në minutat 21′ dhe 25′.
Në fund të pjesës së parë Tirana iu afrua golit dy herë, duke goditur shtyllën, por nuk arritën të tundin rrjetën.
Golin e vetëm për skuadrën nga Shqipëria e shënoi Albi Doka në minutën e 50-të .
Vlen të theksohet se Prishtina pas një jave luan ndaj Dritës për Superkupën e Kosovës.
I kërkuan viktimës 100% kamatë mujore, kërkohet paraburgim p...
Osmani kujton grevën e minatorëve të Trepçës: Sakrifica e ty...
Vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë
Shpallet konkursi për rekrutimin e 320 ushtarëve të rinj në ...
Kosova e miraton pakon e 19-të të sanksioneve të BE-së kundë...
Rama publikon pamje nga tryeza në Atlantic Council: Shqipëri...