Ministri i Sporteve në Kamerun ka zyrtarizuar sot trajnerët e rinj të skuadrës përfaqësuese, që do të jenë një dyshe e famshme holandeze.
Bëhet fjalë për Clarence Seedorf, që do të marrë postin e trajnerit të parë dhe Patrick Kluivert, që do të jetë ndihmësi i tij në këtë eksperiencë.
Të dy këta kanë qenë pjesë e Holandës në periudhën 1994-2004, ndërsa Seedorf ka eksperienca si trajner te Milani dhe klubi kinez i Shenzhenit.
Ministri kamerunas theksoi se Seedorf do të ketë më pak se një vit kohë për të punuar në kuadër të Kupës së Afrikës, që do të zhvillohet pikërisht në Kamerun, në qershor të 2019-ës./TCH
Kaja Kallas: Pres zhbllokimin e kredisë për Ukrainën në 24 o...
Ndryshime të mëdha te Barcelona – këta janë pesë yjet që pri...
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...