Një 31 vjeçar në Tiranë ka kryer të paktë dy vjedhje në Tiranë Brenda një nate, por policia ende nuk ka mundur ta kapë.
Autoritetet kanë njoftuar se fjala është për shtetasin me inicialet M.V, por deri më tani ky I fundit nuk është arrestuar.
Materialet u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, bëjnë të ditur të njëjta burime zyrtare të Policisë Vendore.
Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 03. 08. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për identifikimin e plotë e kapjen e shtetasit M. V., vjeç 31, pasi në rrugën “Memo Meto”, dyshohet se ka tentuar të vjedhë në mjetin tip “Skoda” në përdorim të shtetasit H. B., vjeç 37, banues në Tiranë. Nenet 134/1 e 22 të Kodit Penal.
Më datë 03. 08. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit M. V., vjeç 31, banues në Tiranë, pasi gjatë natës, në rrugën “Memo Meto”, dyshohet se ka thyer xhamin e mjetit tip “Benz”, ku ka vjedhur brenda tij disa pajisje pune elektronike. Nenet 150 dhe 134 të Kodit Penal.
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...