Një sulm kamikaz ka tronditur Afganistanin lindor, gjatë faljes së namazit të së premtes, në një xhami Shiite, ku ndodheshin rreth 70 besimtarë.
Autoritetet raportuan se dy persona me eksploziv u futën në xhami dhe shpërthyen, duke shkaktuar dhjetra viktima.
Policia raportoi 29 të vdekur dhe rreth 40 të tjerë u transportuan për në spital, ndërsa ende asnjë grup terrorist nuk ka marrë përsipër sulmin.
Komuniteti shiit është i paktë në numër, krahasuar me atë të sunit në Afganistan dhe pavarësisht se është shmangur lufta, nuk kanë munguar sulme të tilla terroriste mes dy komuniteteve fetare.

Rama takon kryeministrin holandez në Samitin BE-Ballkani Per...
Kusari-Lila: Masa të reja tregtare ndaj Serbisë për mbrojtje...
Efektivi i vrarë, Enea Mekolli përcillet në banesën e fundit...
Kurti njofton nisjen e ndërtimit të urës së tretë mbi Ibër
Trump: Do të ishte nder të takoja udhëheqësin suprem të Iran...
KQZ: Përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme po zhvillohen s...