Nga e enjta reshje lokale shiu dhe bubullima

21:28 | 18 Gusht 2015
M. A.

Gjatë ditëve të ardhshme reshjet lokale të shiut dhe bubullimat, sërish do të rikthehen. Gjatë ditës së mërkurë gjatë pasdites dhe në mbrëmje priten riga lokale shiu dhe ndonjë bubullimë.

Të enjten mundësitë për reshje lokale shiu dhe bubullima do të jenë që nga orët e mëngjesit, ndërsa ditën e premte dhe të shtunë më shumë gjatë orëve të pasdites dhe në mbrëmje, shkruan PrishtinaWeather.

Temperaturat maksimale, pasi që ditën e mërkurë pritet të rriten deri në 30C, deri ditën e premte dhe të shtunë, do të zbresin deri në 24C, respektivisht 23C, ndërsa ato minimale do të zbresin nga 15C deri në 12C.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, nga jugperëndimi dhe verilindja 1-6m/s. Shtypja atmosferike do të jetë në rritje mbi vlera normale.

foto (1)

Shpërndaje në rrjete sociale